Monedhë

Kategoritë

3 vjet më parë

Facebook dhe Apple shkëmbejnë akuza dhe kritika

Sipas Facebook platforma e personalizuar e reklamimit të Apple do të përjashtohet nga këto kufizime dhe planet e prodhuesit të iPhone janë vetëm për kompanitë e tjera.

Facebook dhe Apple shkëmbejnë akuza dhe kritika

Rrjeti social Facebook akuzoi rivalin Apple për përfshirje në praktika antikonkurruese ditën e Mërkure, një tjetër goditje në drejtim të prodhuesit të iPhone ndërsa dy gjigantët janë përfshirë në lumë kritikash për ndryshimet e privatësisë në iOS 14.

“Apple po sillet në mënyrë antikonkurruese duke përdorur kontrollin që kanë mbi App Store për të përfituar në kurriz të krijuesve dhe bizneseve të vogla,” tha zëvendës Presidenti i Facebook për Reklamat dhe Produktet e Biznesit Dan Levy.

Rrjeti social më i madh në botë vendosi reklama në gazetat kryesore duke kritikuar planet e Apple që sipas kompanisë do të kufizojnë grumbullimin e të dhënave nga telefonët e përdoruesve që shfrytëzohen për reklamim.

Sipas Facebook platforma e personalizuar e reklamimit të Apple do të përjashtohet nga këto kufizime dhe planet e prodhuesit të iPhone janë vetëm për kompanitë e tjera.

Në Qershor Apple paralajmëroi ndryshime në privatësinë e iOS ku përdoruesve do tu kërkohet leje nga aplikacionet përpara se të grumbullohen të dhënat prej tyre.

Përdoruesit thotë Apple duhet të dini çfarë të dhënash personale të tyre po përdoren. Facebook the Apple janë përplasur edhe në lidhje me komisionet e App Store.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

Apple iPhone 11 Pro

29,990 L31,990 L
 
Të Përdorura

Apple iPhone 11 Pro Max

31,990 L36,990 L