Monedhë

Kategoritë

2 vjet më parë

Facebook dhe Instagram mund të përfshihen në industrinë e NFT

Mbase teknologjia e portofolit të kriptomonedhave Novi mund të jetë në zemër të këtij funksionaliteti.

Facebook dhe Instagram mund të përfshihen në industrinë e NFT

Meta, kompania mëmë e rrjetit social Facebook, mund të bëhet kompania e radhës që “merr” trenin e NFT-ve.

Sipas Financial Times, Meta është duke zhvilluar forma me të cilat përdoruesit mund të krijojnë, shfaqin dhe shesin NFT-të në Facebook dhe Instagram.

Mbase teknologjia e portofolit të kriptomonedhave Novi mund të jetë në zemër të këtij funksionaliteti.

Instagram po teston një mënyrë për të prezantuar NFT-të në platformë ndërsa Meta po elabaron mundësinë e lançimit të një tregu ku blini dhe shisni këto pjesëza dixhitale.

Megjithatë vetë kompania nuk ka komentuar raportimet. Përfshirja në NFT-të do të kishte plotësisht kuptim për Meta e cila edhe emri i saj shihet si investim në metaverse.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: