Monedhë

Kategoritë

4 vjet më parë

Facebook fshin dhjetëra llogari

Dy burra të lidhur me këtë agjenci, u arrestuan në Libi vitin e kaluar. Sipas raportimeve, ata po bënin përpjekje për të ndikuar në zgjedhjet e këtij vendi.

Kompania Facebook tha se ka fshirë tre rrjete të llogarive të rreme në Rusi, Pakistan dhe Shtetet e Bashkuara.

Gjiganti amerikan i mediave sociale tha më 1 shtator se ka fshirë “një rrjet të vogël” në Rusi i përbërë nga 13 llogari në Facebook, të personave që kanë qenë më parë të lidhur me Agjencinë e Kërkimit në Internetit (IRA).

Këshilltari i Posaçëm i SHBA-së, Robert Mueller, pas një hetimi rreth dy vjeçar, tha se IRA u përpoq të ndërhynte në zgjedhjet presidenciale të SHBA-së më 2016 përmes përdorimit të llogarive të rreme të mediave sociale.

Facebook tha se filloi hetimin e tij ndaj rrjetit rus, pas një informacioni për aktivitetin e anëtarëve të tij nga Byroja Federale e Hetimeve (FBI).

Rrjeti u përqendrua kryesisht në Shtetet e Bashkuara, Britaninë e Madhe, Algjeri, Egjipt dhe vendet e tjera anglishtfolëse në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut.

IRA është në pronësi të një personi që ka lidhje me Kremlinin, Yevgeny Prigozhin, i cili financon gjithashtu aktivitete ruse në Libi dhe Siri.

Dy burra të lidhur me këtë agjenci, u arrestuan në Libi vitin e kaluar. Sipas raportimeve, ata po bënin përpjekje për të ndikuar në zgjedhjet e këtij vendi.

Facebook tha se rrjeti i lidhur me IRA-n krijoi faqe që pretendonin të ishin agjenci lajmesh, për t’u dukur më legjitime, por tha se operacioni i ndikimit të tyre nuk fitoi shumë mbështetje.

Facebook nuk dha ndonjë detaj rreth asaj se çfarë po postonin llogaritë e lidhura me IRA-n, dhe nëse ato kishin të bënin me zgjedhjet e vitit 2020 në SHBA.

Zyrtarët amerikanë kanë thënë vazhdimisht se Rusia po bën përpjekje për të ndërhyrë në zgjedhjet e vitit 2020 përmes fushatave në internet.

Rrjeti i Pakistanit ishte shumë më i madh, i përbërë nga 453 llogari në Facebook, 103 faqe, 78 grupe dhe 107 llogari në Instagram.

Llogaritë dhe faqet janë operuar nga Pakistani dhe janë përqendruar në Pakistan dhe Indi, tha Facebook, pa dhënë detaje të tjera.

Ndërkohë, rrjeti amerikan i lidhur me “CLS Strategies”, një firmë komunikimi strategjik me qendër në Uashington, përbëhej nga 55 llogari në Facebook, 42 faqe dhe 36 llogari në Instagram.

“Ky rrjet u përqëndrua kryesisht në Venezuelë dhe gjithashtu në Meksikë dhe Bolivi”, tha Facebook.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

- 23%
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Airpods 2nd Generation

9,990 L
Kurseni: 3,000 L