Monedhë

Kategoritë

4 vjet më parë

Facebook gati ti japë fund një prej pritjeve më të gjata të përdoruesve

Versioni mobil i Dark Mode është krijuar për të ulur presionin jo vetëm ndaj syve të përdoruesve gjatë natës por edhe kursyer baterinë në ekranet OLED.

Pasi lançoi “Dark Mode” në desktop, Facebook konfirmoi se është duke e testuar edhe në aplikacionet mobile. Rrjeti social e ka bërë të disponueshëm vetëm për një përqindje të vogël përdoruesish.

Versioni mobil i Dark Mode është krijuar për të ulur presionin jo vetëm ndaj syve të përdoruesve gjatë natës por edhe kursyer baterinë në ekranet OLED.

Megjithatë nuk ka një datë se kur Dark Mode do të jetë i disponueshëm për të gjithë përdoruesit mobil. Disa prej tyre kanë filluar të publikojnë pamje të saj.

Çuditërisht Facebook po i merr më shumë kohë lançimi i “Dark Mode”. Aplikacionet Instagram, WhatsApp dhe Facebook Messenger tashmë kanë këtë opsion.

Aplikacionet e Twitter dhe Google gjithashtu.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: