Monedhë

Kategoritë

2 vjet më parë

Facebook ka fshirë 7 milionë postime të rreme për Covid-19

Pavarësisht përpjekjeve informacionet në rrjete sociale si Facebook dhe Instagram kanë lulëzuar gjatë pandemisë.

Mesa duket në rrjetin social Facebook ka pasur keqinformime të shumta rreth pandemisë së koronavirusit sepse mes periudhës Prill-Qershor rrjeti social ka fshirë 7 milionë postime të rreme për Covid-19.

Gjithashtu 98 milionë postime të tjera janë etiketuar të konsideruara si të rreme nga kontrolluesit e fakteve por nuk kanë qenë në nivelin e fshirjes së menjëhershme.

Facebook zakonisht nuk jep statistika të dezinformimit por në rastin e Covid-19 e konsideruar si situatë e jashtëzakonshme kompania veproi ndryshe.

Rrjeti social ka fshirë postime të cilat përhapin pretendime të rreme rreth kurave ose trajtimeve të Covid-19 si dhe informacioneve se organizatat e shëndetësore e kanë gabim.

Pavarësisht përpjekjeve informacionet në rrjete sociale si Facebook dhe Instagram kanë lulëzuar gjatë pandemisë.

Në Maj një video virale pretendonte se maskat i bëjnë njerëzit të sëmurë dhe se koronavirusi është krijuar në një laborator. Një video tjetër që pretendonte se hidroksiklorina është kurë për Covid-19 kishte marrë 20 milionë shikime në një ditë të vetme përpara se Facebook ta fshinte.

Madje rrjeti social ka fshirë edhe postimet e presidentit Amerikan Donald Trump lidhur me Covid-19.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: