Monedhë

Kategoritë

3 vjet më parë

Facebook laçon rivalin e Tinder në 50 vende Evropiane

Rrjeti social nuk ngurroi të krenohet edhe me funksionet privatësisë së shërbimit dhe një prej arsyeve kryesore që shtynë debutimin ishte ligji GDPR.

Facebook Dating, konkurrenti i rrjetit social më të madh në botë për Tinder dhe aplikacione të ngjashme, u lançua ditën e Enjte në Evropë pas një shtyrjeje të gjatë.

Debutimi ishte parashikuar të ndodhte festën e Shën Valentinit për këtë vit. Shërbimi i disponueshëm në SHBA prej kohësh do të gjejë shoqërues potencial sipas profilit ekzistues që keni në Facebook.

Gjetjet Facebook i mbështet në preferencat, aktivitetin, pjesëmarrjen në grupe dhe evente në rrjetin social.

Ndërsa shërbimi për momentin shfaqet vetëm si një tab në aplikacionin mobil Facebook, është thellësisht i integruar me pjesën tjetër të produkteve të gjigantit. Profili juaj mund të mbështetet edhe në foto dhe histori të publikuara në Instagram.

Rrjeti social nuk ngurroi të krenohet edhe me funksionet privatësisë së shërbimit dhe një prej arsyeve kryesore që shtynë debutimin ishte ligji GDPR.

Tani që Facebook ka adresuar shqetësimet e rregullatorëve, aplikacioni është gati të ofrohet në 50 vende Evropiane si: Anglia, Austria, Belgjika, Bullgaria, Qipro, Republika Çeke, Danimarka, Estonia, Finlanda, Franca, Gjermania, Greqia, Kroacia, Hungaria, Irlanda, Italia, Lituania, Luksemburgu, Letonia, Malta, Holanda, Polonia, Portugalia, Rumania, Suedia, Sllovenia, Sllovakia, Islanda, Lihtenshteini, Norvegjia, Spanja dhe Zvicra.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: