Monedhë

Kategoritë

3 vjet më parë

Facebook lançon rivalin e TikTok

Me këtë aplikacion përdoruesit mund të krijojë video muzikoe me metrazh të shkurtër duke kombinuar deri në 3 video të ndryshme.

Facebook lançon rivalin e TikTok

Facebook lançoi Collab, një aplikacion eksperimental i cili ishte i disponueshëm përmes një sistemi ftesash që prej muajit Maj.

Me këtë aplikacion përdoruesit mund të krijojë video muzikore me metrazh të shkurtër duke kombinuar deri në 3 video të ndryshme.

Për shembull tre muzikantë mund të luajnë pjesë të ndryshme të këngës dhe ti kombinojnë në një të vetme. Por secila video që krijohet postohet në një kohështrirje për tërë publikun ku njerëzit mund ta shohin dhe ta luajnë nëse dëshirojnë.

Aktualisht aplikacioni ofrohet vetëm në iOS dhe vetëm në SHBA dhe Kanada. Aktualisht nuk ka një integrim direkt me Facebook. Përdoruesit mund të postojnë klipe që përmbajnë edhe një logo ngjashëm me Instagram Story ose TikTok.

Për momentin aplikacioni fokusohet vetëm tek muzika duke u distancuar disi nga TikTok, Instagram Reels apo Snapchat Spotlight.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

Apple iPhone 11 Pro

29,990 L31,990 L
 
Të Përdorura

Apple iPhone 11 Pro Max

31,990 L36,990 L