Monedhë

Kategoritë

3 muaj më parë

Facebook mbyll portofolin e kriptomonedhave

Me mbylljen e Novi dhe Diem, nuk do të thotë se Meta ka hequr plotësisht dorë nga portofolët e dixhitalë.

Facebook mbyll portofolin e kriptomonedhave

Meta ka vendosur të mbyllë Novi, portofolin jetëshkurtër të kriptomonedhave. Kompania njoftoi se do të mbyllte platformën më 1 Shtator ndërsa data 20 Korrik do të jetë e fundit kur përdoruesit mund të shtojnë asete në të.

Meta këshilloi përdoruesit të tërheqin balancat e tyre sa më parë të jetë e mundur duke thënë se do të kalonte paratë e konsumatorëve në llogaritë apo kartat e tyre bankare pas ditës së fundit të operimit të Novi.

Mbyllja i fund ambicieve të Facebook në botën e kriptomonedhave. Kompania nisi vitin e kaluar një projekt pilot me Novi. Portofoli debutoi pa mbështetjen për kriptomonedhën Diem të Meta e cila në fillimet e vete njihej si Libra.

Një muaj më vonë, shefi i operacioneve crypto të kompanisë u largua nga Meta. Në fillim të 2022, Diem Association tha se do të shiste asetet e saj.

Me mbylljen e Novi dhe Diem, nuk do të thotë se Meta ka hequr plotësisht dorë nga portofolët e dixhitalë. Vetëm muajin e kaluar kompania njoftoi ribrandimin e Facebook Pay në Meta Pay.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

- 28%
OFERTË ONLINE
Ofertë!

Kids E07 Smart Watch

1,790 L
Kurseni: 700 L
- 52%
OFERTË ONLINE
Ofertë!

TCL Tab 10s, WiFi Only

12,990 L
Kurseni: 14,000 L
- 40%
OFERTË ONLINE
Ofertë!

Game Box Power M3

2,990 L
Kurseni: 2,000 L
- 18%
OFERTË ONLINE
Ofertë!

Apple Airpods Pro with Magsafe Charging Case

23,490 L
Kurseni: 5,000 L