Monedhë

Kategoritë

3 vjet më parë

Facebook ridizajnon faqet, zhduket butoni “Like”

Me ridizajnimin do të eliminohet edhe butoni “Like” për tu fokusuar tek ndjekësit si një mënyrë më direkte për të matur popullaritetin.

Facebook ridizajnon faqet, zhduket butoni “Like”

Faqet në Facebook po ridizajnohen. Rrjeti social lajmëroi sot një ndryshim madhor në eksperiencën me faqet e Facebook për krijuesit dhe figurat publike të cilat do të kenë pamje të re, navigim të përditësuar, një kohështrirje të dedikuar, format i ri pyetje përgjigje për fansat dhe mjetet për gjurmimin e audiencës.

Me ridizajnimin do të eliminohet edhe butoni “Like” për tu fokusuar tek ndjekësit si një mënyrë më direkte për të matur popullaritetin.

Rrjeti social filloi testimin e pamjes së re me një numër faqesh të individëve të profilit të lartë, aktorëve, autorëve dhe krijuesve. Sot Facebook tha se eksperienca e re është publike dhe disponueshme për të gjithë.

Me kohështrirjen e tyre, faqet do të mund të marrin pjesë në diskutime si figurë publike apo brend duke ndërvepruar kështu me ndjekësit dhe fansat.

Me formatin Q&A, inspiruar nga Instagram ku krijuesit marrin pyetje nga fansat dhe ju përgjigjen në histori, faqet mund të ndërveprojnë me ndjekësit e tyre.

Facebook ka përmirësuar edhe moderimin e komenteve, mjetet për administratorët për të ndarë rolet.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: