Monedhë

Kategoritë

4 vjet më parë

Fifa 21 do të jetë më afër realitetit

Versioni i ardhshëm do të ofrohet në konsolat ekzistuese dhe ato të reja si Xbox Series X dhe PlayStation 5.

Zhvilluesi i video lojës FIFA ka premtuar se gjenerata e ardhshme Fifa 21 do të ketë një teknologji të re e cila do ta bëjë lojën më reale.

Versioni i ardhshëm do të ofrohet në konsolat ekzistuese dhe ato të reja si Xbox Series X dhe PlayStation 5.

Por EA thotë se konsolat e reja do të përfitojnë më shumë nga teknologjia e re. Fifa është një prej video lojërave më popullore në botë. Pavarësisht kritikave që merr çdo vit, ka shitur mëse 260 milionë kopje.

Fifa 21 do të debutojë në Tetor përpara lançimit të konsolave të reja. Versionet për PS5 dhe Xbox Series X do të jenë të disponueshëm më vonë ndërsa EA do të ofrojë falas lojën për ata që kanë versione të vjetra të Fifa.

Të vetmit që mbeten jashtë këtyre inovacioneve të reja janë lojtarët e Nintendo Switch. Konsola portativ me fuqi më të ulët do të marrë një edicion të Fifa që përfshin vetëm veshjet dhe ekipet me një menunë të përditësuar.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: