Monedhë

Kategoritë

2 vjet më parë

Firefox shton një tjetër funksion unik privatësie

Këto parametra janë pjesë kodi që shtohen në fund të një adrese URL-je dhe që i tregojnë sajtit origjinal se çfarë keni klikuar pasi keni hapur lidhjen dhe kompanitë i përdorin këto informacione për reklame të shënjestruara.

Firefox shton një tjetër funksion unik privatësie

Versioni më i fundit i shfletuesit Firefox mund të jetë përgjigja për ata përdorues të cilët urrejnë të gjurmohen kur klikojnë lidhje jashtë sajteve si Facebook.

Funksioni i ri i privatësisë është i disponueshëm në versionin 102 të Firefox lançuar ditën e Marte. Me përditësimin e ri disa parametra gjurmimi të Facebook, Olytics, HubSpot dhe Marketo mund të çaktivizohen.

Këto parametra janë pjesë kodi që shtohen në fund të një adrese URL-je dhe që i tregojnë sajtit origjinal se çfarë keni klikuar pasi keni hapur lidhjen dhe kompanitë i përdorin këto informacione për reklame të shënjestruara.

Për shembull nëse klikoni një lidhje që ju drejton jashtë Facebook me shumë gjasa do të përfundoni me një URL që ngjan me:

https://www.trackmeprettyplease.org/example/

ndjekur nga një symbol “?” dhe një kod I ngjashëm me:

?fbclid=IwAT3B79DD1S…

Versioni më i fundit i Firefox automatikisht heq këtë pjesë kodi përpara se të aplikohet në lidhjen e klikuar. Përdoruesit mund të aktivizojnë këtë masë mbrojtëse duke shkruar në Settings, Privacy and Security dhe të klikojnë opsionin “Strict” për Enhanced Tracking Protection. 

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: