Monedhë

Kategoritë

2 vjet më parë

Fjalëkalimi juaj i ardhshëm do të jetë e qeshura juaj

Hulumtuesit kanë gjetur frekuenca të ndryshme në të qeshurën e një personi që mund të përdoren për të krijuar një shenjë dixhitale për tu identifikuar nëpër internet.

Në një botë kur dhjetëra miliona njerëz përdorin fjalëkalimet si “12345” ose “qwerty”, përdorimi i sistemeve biometrike është i domosdoshëm në mënyrë që të gjenerohen identifikimi unike.

Por sipas shkencëtarëve kjo do të ndryshojë shumë shpejtë dhe ata kanë zbuluar se e qeshura është unike për çdo person dhe është jashtëzakonisht e vështirë të kopjohet.

Zbulimi vjen nga Universitetet e Lagos dhe Nigerisë. Hulumtuesit kanë gjetur frekuenca të ndryshme në të qeshurën e një personi që mund të përdoren për të krijuar një shenjë dixhitale për tu identifikuar nëpër internet.

Sipas studimit, algoritmi i njohjes krijuar nga ekipi është 90% i saktë, mjaftueshëm për tu përdorur në disa aplikacione konsumatore. Ajo mund të zëvendësojë shumë shpejtë sistemet biometrike të njohjes së zërit.

Një problem i përdorimit të të qeshurës si një sistem biometrik është se që dikush të kyçet në llogarinë e tij duhet të qeshë.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: