Monedhë

Kategoritë

4 vjet më parë

Fortnite dëbohet nga App Store dhe Play Store

Sistemi i Google merr 30% të transaksionit, po aq sa edhe Apple. Megjithatë ju ende mund të vazhdoni me instalimin e Fortnite në Android përmes uebsajtit ose edhe përmes Galaxy Store në pajisjet Samsung.

Një prej lojërave më popullore sot në botë Fortnite u përjashtua nga dyqanet e aplikacioneve Android dhe iOS, konkretisht Play Store dhe Apple ditën e Enjte.

Dëbimi i Fortnite erdhi pasi zhvilluesi i lojës përmes një përditësimi implementoi sistemin e saj të pagesave për blerjet brenda aplikacioneve duke anashkaluar sistemet e të dy platformave.

Ishte Apple që dëboi lojën i pari nga App Store ndërsa Epic ju kundërpërgjigj me një padi. Të njëjtën gjë bëri edhe Google i cili po ashtu u padit nga Epic.

Njësoj si Apple, Google kërkon që lojërat të përdorin sistemin e pagesave të Google Play për blerjet brenda aplikacioneve. Edhe pse rregullat janë më pak të shtrënguara në Google Play, kur bëhet fjalë për lojërat, Google nuk toleron aspak.

Sistemi i Google merr 30% të transaksionit, po aq sa edhe Apple. Megjithatë ju ende mund të vazhdoni me instalimin e Fortnite në Android përmes uebsajtit ose edhe përmes Galaxy Store në pajisjet Samsung.

Në iPhone dhe iPad është i pamundur instalimi i lojës në momentin që dëbohet nga App Store. Me Google Epic ka pasur edhe përplasje të tjera në të kaluarën. Në Gusht të 2018-ës kompania tërhoqi Fortnite nga Google Play Store duke e ofruar në mënyrë direkt përmes Android.

Një gjë e tillë është e mundur sepse Google lejon instalimin nga burime të palëve të treta. 18 muaj më vonë Epic u dorëzua dhe riktheu Fortnite në Google Play Store por jo pa zhurmë duke vijuar me kritika në drejtim të motorit të kërkimit.

Padia në drejtim të Apple thotë se kompania operon si monopol përmes App Store. 

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

- 23%
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Airpods 2nd Generation

9,990 L
Kurseni: 3,000 L