Monedhë

Kategoritë

2 vjet më parë

Fortnite mbërrin sezoni i ri me Aquaman

Hapësirat e The Grotto janë plotësisht nën ujë por Epic thotë se do të vijojë kështu vetëm për një peridhë kohe. Me kalimin e kohës uji do të tërhiqet.

Pas disa javësh shtyrje, sezoni i ri i Fortnite ka mbërritur më në fund. Duke vijuar historinë e “Doomsday”, Kapitulli 2 Sezoni 3 vijon në një ishull të përmbytur dhe dëshiron tu shtyjë juve të provoni gjërat të reja si luftimi me grabitës, udhëtimi mbi një peshkaqen dhe eksplorimi i hapësirave të reja.

Për lojtarët e Fortnite nuk kanë ndryshuar shumë gjëra. Harta është thuajse e njëjta me të njëjtat pika interesi. Thjeshtë niveli i ujit në ishull është rritur dhe mbuluar disa pjesë të tij.

Hapësirat e The Grotto janë plotësisht nën ujë por Epic thotë se do të vijojë kështu vetëm për një periudhë kohe. Me kalimin e kohës uji do të tërhiqet.

Siç e shikoni edhe nga videoja e paraqitur, mënyra të reja për të eksploruar janë makinat përveç varkave dhe helikopterëve. Gjithashtu ka edhe peshkaqenë të rrezikshëm dhe të uritur.

Me çdo sezon të ri ka një Battle Pass. Herën e fundit ishte karakteri i Marvel Deadpool, por këtë herë është karakteri i DC Aquaman. Sezoni i ri vjen me armë dhe kostume të reja.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: