Monedhë

Kategoritë

4 vjet më parë

Franca fillon testimet e aplikacionit për gjurmimin e Covid-19 më 11 Maj

Franca deri tani ka zgjedhur një qasje “të centralizuar”, e cila kërkon nga Apple që të ndryshojë cilësimet në iPhone-ët e saj.

Aplikacioni për gjurmimin e kontakteve “StopCOVID” i mbështetur nga shteti francez do ti nënshtrohet testimeve në javën e 11 Majit, kur shteti të fillojë të lehtësojë masat, u shpreh një ministër i qeverisë.

Ministri i Çështjeve Dixhitale Cedric O, anëtar i rrethit të brendshëm të Macron, e paraqiti aplikacionin si një element kryesor të strategjisë së Francës për të ndaluar koronavirusin, në një kohë që autoritetet merren me perspektivën e testimit në masë.

Shtetet po nxitojnë të zhvillojnë aplikacione për të aksesuar riskun një personi për të infektuar një person tjetër, duke ndihmuar kështu në izolimin e atyre që rrezikojnë të përhapin sëmundjen.

Njësoj si shtetet e tjera në Europë, Franca ka zgjedhur “shtrëngimet e duarve” Bluetooth me rreze të shkurtër midis pajisjeve si qasjen më të mirë, duke hedhur poshtë alternativën e përdorimit të vendndodhjes siç kanë zgjedhur disa vende në Azi.

Por debati ka lindur nëse duhet të rregjistrohen kontaktet në pajisje individuale apo në një server qendror, i cili mund t’ju hyjë më shumë në punë ekipeve që do të merren me gjurmimin e kontakteve dhe paralajmërimin e personave në rrezik.

Franca deri tani ka zgjedhur një qasje “të centralizuar”, e cila kërkon nga Apple që të ndryshojë cilësimet në iPhone-ët e saj.

Prodhuesi i smartfonëve ka refuzuar të buxhetojë, megjithatë diskutimet me kompaninë amerikanë vazhdojnë, u shpreh ministri O.

Partneri më i rëndësishëm evropian i Francës, Gjermania, së bashku me disa shtete të tjera evropiane, ka ndryshuar kurs javën e kaluar mbi faktin se cilën teknologji smartfoni do të përdorë, duke mbështetur një qasje nga Google dhe Apple së bashku.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: