Monedhë

Kategoritë

3 vjet më parë

Galaxy S21 do të ketë nivel të ri sigurie krahas skanerit të shenjave të gishtërinjve

Nëse spekulimet provojnë të vërteta, do të ishte një mënyrë e shkëlqyer për të tërhequr njerëzit me modelin më të fundit.

Galaxy S21 do të ketë nivel të ri sigurie krahas skanerit të shenjave të gishtërinjve

Ka shumë mënyra për tu kyçur në një telefon. Nga vendosja e një PIN tek përdorimi i një strukture. Mund të përdorni edhe kyçjen biometrike si skanerin e shenjave të gishtërinjve apo fytyrën pa vendosur asnjë kod.

Sipas një raporti nga SamMobile, Samsung do të shtojë zërin tuaj si një formë për tu kyçur në gjeneratën e re të smartfonëve Galaxy S21. Në këtë mënyrë përdoruesit do të kyçeshin më shpejtë në pajisje.

Nëse spekulimet provojnë të vërteta, do të ishte një mënyrë e shkëlqyer për të tërhequr njerëzit me modelin më të fundit.

Kyçja përmes zërit në Galaxy S21 do të bëhet përmes asistentit virtual do Bixby. Raporti nuk hyri në detaje sesi do të funksionojë.

Besojmë se kyçja në telefon përmes zërit nuk ka për të qenë opsioni absolutisht më i sigurtë. Kushdo mund tju regjistrojë dhe ta përdorë zërin tuaj për tu kyçur në telefon. Megjithatë ka prej atyre përdoruesve të cilët janë të gatshëm të sakrifikojnë pak siguri për më tepër lehtësi përdorimi.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: