Monedhë

Kategoritë

3 javë më parë

Galaxy S22 vs S22+ vs S22 Ultra: Të përbashkëtat dhe dallimet e smartphone-ve flagship më të fundit nga Samsung

Cilado të jetë zgjedhja juaj nga seria spektakolare S22, këta smartphone padyshim do ta bëjnë çdo ditë epike. Tani kjo seri është e disponueshme dhe në Shqipëri.

Samsung është i njohur gjerësisht për smartphone-t e tij me performancë të lartë, por ai na befasoi sërish me serinë e re Galaxy S22: Galaxy S22 , S22+ dhe S22 Ultra. Nga dizajni ikonik te performanca e përmirësuar e kamerave, kjo seri vendos një standard të ri për smartphone-t. Por, cilat janë dallimet dhe të përbashkëtat mes modeleve?

Ekrani dhe Dizajni – Tre madhësi, dy dizajne, një seri e jashtëzakonshëm

Samsung Galaxy S22 vjen me një ekran 6.1 inç me rezolucion Full HD+, ndërsa S22+ ka një ekran 6.6 inç, përsëri me një rezolucion Full HD+. Ndërkohë, S22 Ultra ka një ekran 6.8 inç me rezolucion Quad HD+, duke e bërë atë më të madhin dhe më të mprehtin nga të tre pajisjet.

Të tre këta smartphone vijnë të pajisur me një ekran adaptiv Dynamic AMOLED 2x, i cili ofron një eksperiencë më të mirë gjatë lojërave dhe shikimit të filmave e jo vetëm. Plus, teknologjia Vision Booster rregullon në mënyrë inteligjente ndriçimin në ekran gjatë gjithë ditës, duke u siguruar që të keni pamjen më të mirë të mundshme edhe në rrezet e forta të diellit.

Të dy Galaxy S22 dhe S22+ shfaqin dizajnin ikonik të serisë S, aq të preferuar nga fansat Contour-Cut. Nga ana tjetër, Galaxy S22 Ultra ka një dizjan të thjeshtë por mbresëlënës me korniza metalike krejtësisht simetrike, me një ekran me kënde të theksuara dhe me një SPen të integruar.

Përveç anës vizuale, seria Galaxy S22 është ndërtuar për të zgjatur duke sjell pajisjet celulare më të qëndrueshme të Samsung deri më tani. Kjo seri është prodhuar me Armor Aluminium dhe Corning® Gorilla® Glass Victus®+ në pjesën e përparme dhe të pasme, kështu që do t’ju bëjë të shqetësoheni më pak në rastet e rrëzimit aksidental të pajisjes tuaj.

E përsa i përket ngjyrave, ka një opsion për këdo. Galaxy S22/22+ gjenden në ngjyrë të zezë, të bardhë, jeshile dhe rozë e artë ndërsa Galaxy S22 Ultra në ngjyrë të zezë, të bardhë, jeshile dhe vishnje.

Bateria – Nga muzgu deri në agim me një karikim

Kjo seri është ndërtuar me një bateri të fuqishme që mban gjatë gjithë ditës. Për sa i përket kapacitetit të baterisë, S22 ka një bateri 3700mAh, S22+ ka një bateri 4500mAh, dhe S22 Ultra ka një kapacitet baterie 5000mAh. Galaxy S22 ofron karikim të shpejtë 25 W. E për ata që duan më shumë, S22+ dhe S22 Ultra ofrojnë teknologjinë e karikimit të shpejtë 45W në mënyrë që mos t’ju duhet të prisni gjatë që telefoni juaj të karikohet.

Kamera – Kapni çdo detaj, ditën apo natën

Të dy, Galaxy S22 dhe S22+, janë ndërtuar me sensorin e madh të kameras Wide-Angle 50 MP që ndizet gjatë natës, shoqëruar me një kamera Ultra-Wide 12MP, kamera telefoto 10MP me zmadhim optik 3x dhe kamera për selfie 10MP.  Ndërsa, kamera me rezolucion të lartë 108MP e Galaxy S22 Ultra është ndërtuar me sensorin më të madh të Samsung 2,4μm piksel, i cili bën të mundur që lentet të kapin më shumë dritë. Kjo shoqërohet nga një kamera Ultra Wide 12MP, një kamera telefoto 10MP me zmadhim optik 3x, një kamera telefoto 10MP me zmadhim optik 10x dhe kamera për selfie 40MP.

Parametrat e shkëlqyer të kamerave shoqërohen dhe me një sër veçorish, si: Auto Framing, Portrait Mode, Space Zoom, Expert Raw, etj. Por padyshim veçoria dalluese e kësaj serie është Nightography e përmirësuar me sensorin e pikselve 23% më të madh në krahasim me S21 & S21+. Falë Nightography kamera është projektuar për të kapur më shumë dritë, për të nxjerrë në pah detaje edhe në errësirë.

SPen i integruar – Risia e Galaxy S22 Ultra

Galaxy S22 Ultra është pajisja e parë në serinë S që vjen me një SPen të integruar, një nga aksesorët më të preferuar të series Note. SPen i ri ka 70% më pak vonesë për një ndjenjë edhe më realiste të shkrimit dhe vizatimit në ekran. S Pen është gjithashtu është i certifikuar IP68 për rezistencë ndaj ujit dhe pluhurit.

Cilado të jetë zgjedhja juaj nga seria spektakolare S22, këta smartphone padyshim do ta bëjnë çdo ditë epike. Tani kjo seri është e disponueshme dhe në Shqipëri.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

- 54%
OFERTË ONLINE
Ofertë!

TCL Tab 10s, WiFi Only

12,490 L
Kurseni: 14,500 L
- 28%
OFERTË ONLINE
Ofertë!

Kids E07 Smart Watch

1,790 L
Kurseni: 700 L
- 10%
OFERTË ONLINE
Ofertë!

Sony Playstation 5 Disc Edition

89,990 L
Kurseni: 10,000 L
- 40%
OFERTË ONLINE
Ofertë!

Game Box Power M3

2,990 L
Kurseni: 2,000 L
- 23%
OFERTË ONLINE
Ofertë!

HP ProBook 440 G5 14″, 8GB, 120GB SSD, Core i5

38,490 L
Kurseni: 11,500 L
- 6%
OFERTË ONLINE
Ofertë!

Sony Playstation 5 Digital Edition Console

84,990 L
Kurseni: 5,000 L
- 19%
OFERTË ONLINE
Ofertë!

HP EliteBook 850 G4 15.6″, 8GB, 250GB SSD, Core i5

44,490 L
Kurseni: 10,500 L
- 5%
OFERTË ONLINE
Ofertë!

FujiFilm Instax Mini 11 Instant Film Camera

9,490 L
Kurseni: 500 L