Monedhë

Kategoritë

4 vjet më parë

Gjatë 2019-ës u rritën ndjeshëm pagesat në internet me karta bankare

Më konkretisht, në vitin 2019 vihet re një rritje e konsiderueshme prej 24.45% e volumit të pagesave “home banking” dhe një rritje e lehtë e vlerës së këtyre transaksioneve prej 8.39%, krahasuar me një vit më parë.

Gjatë vitit të kaluar 11 nga 12 bankat tregtare në vend e ofruan shërbimin e “home banking”. Banka e Shqipërisë analizon se, këto shërbime po gjejnë një përdorim gjithnjë e më të gjerë në tregun shqiptar, duke u përdorur gjithnjë e më shumë jo vetëm për shërbimet bazike të informimit mbi llogarinë, por edhe për kryerjen e pagesave online.

Më konkretisht, në vitin 2019 vihet re një rritje e konsiderueshme prej 24.45% e volumit të pagesave “home banking” dhe një rritje e lehtë e vlerës së këtyre transaksioneve prej 8.39%, krahasuar me një vit më parë.

Këto produkte mundësojnë aksesimin e llogarisë bankare në distancë, nëpërmjet një linje interneti, linje telefoni apo një softuari që banka i vë në dispozicion klientit të saj.  Banka e Shqipërisë shpjegon se në rritjen e përdorimit të “home banking”, vlerësohet të ketë zhvillimi i infrastrukturës, si edhe përhapja e mundësive për të aksesuar internetin përmes zotërimit të një “smart phone” sidomos edhe nëpërmjet aplikacioneve të vetë bankave të aksesueshme nëpërmjet telefonave celularë.

Rol pozitiv vlerësohet të kenë luajtur edhe politikat e bankave, me promovimin e këtyre mënyrave alternative të pagesave, çka është reflektuar në shtimin e llogarive të aksesueshme në distancë me rreth 10.64% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2018, dhe një rritje të këtyre të fundit ndaj totalit të gjithë llogarive në 14.79% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Kartat bankare dhe POS-et, rritet përdorimi

Në fund të vitit 2019, të gjitha bankat janë të licencuara si emetuese kartash, ndërkohë që 7 prej tyre janë të licencuara edhe si pranuese kartash. infrastruktura e ofruar nga këto banka ka rezultuar në rritje të ndjeshme përsa i përket numrit të POS-ve duke shënuar një rritje me 28.29% krahasuar me vitin 2018. Pavarësisht prirjes pozitive të shtimit në numër të terminaleve POS e reflektuar në raportin POS për 1,000,000 banorë (i cili në vitin 2019 rezulton në një numër prej 3,911), përqendrimi i tyre vijon të jetë mjaft i lartë në qarkun e Tiranës, në masën 84.40%.

Zhvillime pozitive kanë shënuar dhe terminalet për përdorimin e kartave me para elektronike, të cilat vijojnë të paraqesin ritme rritëse në masën 23.18% krahasuar me fundin e vitit 2018. Nxitja e përdorimit të instrumenteve të parasë elektronike vlerësohet të ketë ndikim në përfshirjen financiare të popullsisë duke mundësuar aksesin në shërbime bankare (hapjen e një llogarie paraje elektronike dhe zotërimin e një karte të parapaguar) nga kategori të popullsisë të cilat nuk mund të kenë akses në shërbime të tjera, si për shembull nuk janë pagamarrës.

Gjatë vitit 2019, vihet re një rritje me 7.4% e emetimit të kartave të debitit dhe me 7.9% e kartave të kreditit. Gjithashtu, funksionimi në treg i kartave me funksion paraje elektronike, ka vijuar të mbajë ritme të njëjta krahasuar me vitin paraardhës.

Gjatë vitit 2019, vijon rritja e ndjeshme në numrin dhe vlerën e pagesave me karta në POS-e fizike dhe virtuale, përkatësisht me 37.6% dhe me 23.3%. Në terma relativë, numri i pagesave të kryera me karta të parapaguara arrin deri në 7.1% të pagesave me karta debiti dhe krediti. 

Copyright: © PCWorld Albania