Monedhë

Kategoritë

2 vjet më parë

Gjenerata e 13-të e procesorëve Intel 20% më i shpejtë sesa paraardhësit

Pyetja që bëhet është se a mund të konkurrojë AMD? Kompania po përgatitet për lançimin e procesorëve AMd Ryzen 7000 me shumë gjasa drejt Vjeshtës.

Gjenerata e 13-të e procesorëve Intel 20% më i shpejtë sesa paraardhësit

Një uebsajt Kinez i teknologjisë arriti të shtinte në duar një model inxhinierik të procesorit të ardhshëm Core i9-13900 të arkitekturë Raptor Lake.

Nga testimet e bëra ky çip rezulton të jetë 20% më i shpejtë sesa gjenerata e 12-të Alder Lake, një spekulim që qarkullon prej kohësh po tashmë i provuar.

Çipi ka 8 bërthama performance dhe 16 efikasiteti krahasuar me konfigurimin 8P dhe 8E të 12900K. Me gjeneratën e 13-të  Intel do të sjellë model të ri për bërthamat e performancës duke u larguar nga Golden Cove për në Raptor Cove.

Në total flagshipi i gjeneratës së 13-të do të ketë 24 bërthama dhe 32 fije. Dy procesorët janë testuar mbi platformën Z690 dhe një çift memorie RAM DDR5-5200 dhe kartë grafike RTX 3090.

Pyetja që bëhet është se a mund të konkurrojë AMD? Kompania po përgatitet për lançimin e procesorëve AMD Ryzen 7000 me shumë gjasa drejt Vjeshtës.

Edhe pse AMD ka një avantazh kur flasim për efikasitetin me procesorët Intel të cilët janë të uritur për energji, ky i fundit thuhet se do të aplikojë frekuenca turbo deri në 6Ghz.

Arkitektura Raptor Lake gjithashtu pritet të ulët konsumin me 20% por AMD nga ana tjetër sjell arkitekturën 5-nanometër të TSMC me mbështetje vetëm për RAM DDR5 dhe PCIe 5.0. 

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: