Monedhë

Kategoritë

2 vjet më parë

Gjiganti i video lojërave në kërkim të një blerësit ose shkrirjeje

Megjithatë Disney nuk kishte vendosur të ecte përpara me planin e EA. Ideja e shkrirjes së EA me ESPN që Disney e ka pjesërisht në pronësi është diskutuar.

Gjiganti i video lojërave në kërkim të një blerësit ose shkrirjeje

Electronics Arts është duke kërkuar për një blerës ose një kompani tjetër e gatshme për tu shkrirë në një të vetme.

Kompania e video lojërave ka hyrë në bisedime me disa blerës potencialë ose partnerë si Disney, Apple dhe Amazon. Nuk është e paqartë se cila prej kompania në fjalë është më tepër e interesuar për blerjen e EA ose bashkimin me të.

Në rastin e një shkrirje, lidershipi i EA pritet të qëndrojë. Sipas burimeve të industrisë në Mars EA ishte afruar me Disney në përpjekje për të krijuar një marrëdhëniet më të afërt sesa marrëveshjet e licencimit.

Megjithatë Disney nuk kishte vendosur të ecte përpara me planin e EA. Ideja e shkrirjes së EA me ESPN që Disney e ka pjesërisht në pronësi është diskutuar.

Në mesin e partnerëve potencialë ishte edhe gjiganti Amerikan i shërbimeve fikse Comcast. EA mbetet një kompani më vete dhe përpjekjet për tu shitur apo shkrirë me një kompani tjetër nisën kur Microsoft bleu Activision Blizzard për 68.7 miliardë dollarë. 

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

BEST DEALS

Apple iPhone 8 Plus

21,990 L
 
BEST DEALS

Xiaomi Mi Smart Scale 2

2,490 L