Monedhë

Kategoritë

3 muaj më parë

Google aktivizon enkriptimin fundor për bisedat në grup në aplikacionin Messages

Të gjithë në grup duhet të kenë funksionin RCS të aktivizuar për të përdorur funksionalitetin. Përdoruesit do të shohin ikonën e një kyçi nëse mesazhet e tyre janë enkriptuar.

Google aktivizon enkriptimin fundor për bisedat në grup në aplikacionin Messages

Pothuajse një vit që kur Google aktivizoi enkriptimin fundor E2EE për aplikacionin Messages, tha se këtë siguri do ta sjellë tashmë edhe në grupet e Messages.

Funksionaliteti do të hyjë në testim gjatë këtij viti tha kompania në konferencën e zhvilluesve I/O 2022. Google nuk hyri në detaje për bisedat E2EE në grup, por me shumë mundësi do të funksionojë njëlloj si bisedat individuale.

Të gjithë në grup duhet të kenë funksionin RCS të aktivizuar për të përdorur funksionalitetin. Përdoruesit do të shohin ikonën e një kyçi nëse mesazhet e tyre janë enkriptuar.

Messages sot numëron 500 milionë përdorues aktivë në muaj me RCS. Prandaj një numër i madh përdoruesish do të përfitojë nga E2EE për bisedat në grup.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

- 25%
OFERTË ONLINE
Ofertë!

Blackview A100

17,990 L
Kurseni: 6,000 L
- 20%
OFERTË ONLINE
Ofertë!

Bose QuietComfort 35 II Gaming Headset​

27,990 L
Kurseni: 7,000 L