Monedhë

Kategoritë

3 vjet më parë

Google Calendar në ueb punon edhe offline

Megjithatë ka një marifet, sepse modaliteti offline i Google Calendar funksionon vetëm me shfletuesin Chrome.

Google Calendar në ueb punon edhe offline

Google Calendar lançoi ditën e sotme mbështetjen offline për versionin ueb të aplikacionit shumë popullore të kalendarit.

Ndryshimin Google e bëri të ditur përmes sajtit Google Workspace Updates dhe është padyshim i mirëpritur. Megjithatë ka një marifet, sepse modaliteti offline i Google Calendar funksionon vetëm me shfletuesin Chrome.

Aktualisht shfletuesit e tjerë do të mbeten pa jashtë. Gjithashtu opsioni është i fikur vetë dhe duhet ta aktivizoni manualisht. Për të aktivizuar opsionin duhet të shkoni në SettingsOffline dhe të klikoni kutinë ngjitur me opsionin Turn on offline calendar.

Google lançoi opsionin menjëherë për të gjithë administratorët pjesë e përditësimeve Rapid dhe Scheduled Release. Për pjesën tjetër të përdoruesve, siç është rasti i jonë, më datën 25 Janar do të ofrohet për të gjithë

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: