Monedhë

Kategoritë

4 vjet më parë

Google Chrome ka një rival të ri që i rrezikon seriozisht pozitat dominuese

Edhe pse është shumë larg nga Chrome, parakalimi i Firefox është një arritje e madhe për shfletuesin i cili ka vetëm 3 muaj që ka debutuar

Puna dhe mundi i Microsoft ka filluar të shpaguhet me shfletuesin e ri Microsoft Edge të bazuar në motorin e Google Chrome.

Tashmë ky shfletues është i dyti në botë për nga popullariteti në platformat desktop. Sipas informacioneve të NetMarketShare, Edge është në vendin e dytë pas Chrome me 68.5% dhe përpara Mozilla Firefox me 7.2%.

Edhe pse është shumë larg nga Chrome, parakalimi i Firefox është një arritje e madhe për shfletuesin i cili ka vetëm 3 muaj që ka debutuar.

Por si u rrit kaq shpejtë Edge? Së pari është shfletuesi kryesor në Windows. Së dyti motori i ri i Chrome eliminon shumë komplikacione të versionit të vjetër të Edge me motorin e Microsoft duke ofruar më shumë shpejtësi, shtojca dhe përshtatshmëri.

Versioni i vjetër i Edge kishte ndërtuar reputacionin e një shfletuesi që i shërben vetëm qëllimit për shkarkimin e Chrome. Sot është aq i mirë saqë nuk keni arsye pse të kërkoni për shfletues tjetër.

Google nuk është shqetësuar nga kjo lëvizje. Ndërsa Edge inkurajon përdoruesit të shfrytëzojnë shërbimet e Microsoft dhe jo Google, kalimi në motorin e Chromium vetëm sa konsolidon pozitat e Google në këtë industri.

Zhvilluesit do të ndërtojnë kryesisht aplikacione dhe sajte në ueb të cilat i përshtaten motorit të Google duke dëmtuar ata që përdorin Firefox, Safari apo alternativa të tjera.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: