Monedhë

Kategoritë

3 vjet më parë

Google Earth merr përditësimin më të madh në 5 vite

Kompania ka ngarkuar mëse 800 video të tilla në 2D dhe 3D. Videot Timelapse 2D kanë ekzistuar edhe më parë në Google Earth ndërsa ato 3D ofrojnë një eksperiencë krejt tjetër

Google Earth merr përditësimin më të madh në 5 vite

Efektet e ndryshimit të klimës dhe impakti në Tokë mund të jenë të vështira për të paraqitur. Falë imazheve satelitore kemi arritur të shohim sesi veprimet tona kanë ndikuar mbi planetin në shkallë të gjerë.

Për shumë prej nesh Google Earth na ka ofruar një mundësi pë ta bërë botën nga hapësira. Sot Google lajmëroi përditësimin më të madh tek shërbimi që prej 2017-ës dhe përdoruesit tashmë mund ta shohin planetin nga një dimension tjetër.

Google ka implementuar video timelaps në Google Earth të cilat kushdo mund ti shohë dhe shkarkojë falas. Videot Timelapse mund ti shikon duke hapur Google Earth dhe klikuar timonin e anijes në platformën Voyager.

Kompania ka ngarkuar mëse 800 video të tilla në 2D dhe 3D. Videot Timelapse 2D kanë ekzistuar edhe më parë në Google Earth ndërsa ato 3D ofrojnë një eksperiencë krejt tjetër

Mund të shikoni sesi akullnajat janë tërhequr përgjatë 4 dekadave apo sesi ngjyra jeshile e pyejeve të Amazon zhduket. 

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: