Monedhë

Kategoritë

2 vjet më parë

Google fillon lançimin e aplikacionit Wallet në Android

Në shumicën e vendeve, Wallet do të zëvendësojë Google Pay. Wallet ka marrë forma të ndryshme që kur u lançua për herë të parë.

Google Wallet është aplikacioni i cili do të zëvendësojë Google Pay në shumë vende të botës dhe së fundi ka filluar të shfaqet në telefonët e përdoruesve.

Një përfaqësues i kompanisë tha se aplikacioni ka filluar të lançohet tek përdoruesit Android në 39 vende dhe në ditët në vijim do të ofrohet për të gjithë.

Google prezantoi Wallet në konferencën e zhvilluesve I/O dhe tha se me aplikacionin e ri përdoruesit mund të menaxhojnë jo vetëm kartat bankare por edhe karta identifikimi, statusin e vaksinimit, bileta, çelësa e shumë të tjera.

Në shumicën e vendeve, Wallet do të zëvendësojë Google Pay. Wallet ka marrë forma të ndryshme që kur u lançua për herë të parë.

Në 20111 ishte një aplikacion pagesash përmes NFC dhe transfertave P2P. Në 2018-ën Google e kombinoi me Android Pay për të formuar Google Pay. Siç duket tashmë është gati të kthehet përsëri në Google Wallet.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: