Monedhë

Kategoritë

3 muaj më parë

Google konfirmon orën inteligjente, debuton në Vjeshtë

Google tha se ka punuar nga afër me Samsung dhe Fitbit për të implementuar një monitorim konstant dhe të saktë të matjes së rrahjeve të zemrës dhe gjurmimit të gjumit.

Google konfirmon orën inteligjente, debuton në Vjeshtë

Sekreti më i keq në historinë e teknologjisë, Google sot konfirmoi se ora inteligjente e shumëpërfolur Pixel Watch ekziston dhe është e vërtetë.

Madje në konferencën I/O 2022 Google tregoi edhe disa pamje që të ngjanin shumë me një orë Samsung Glaxy Watch.

Pajisja do të vijë me Wear OS 3 që kompania e lançoi vitin e kaluar në bashkëpunim me Google. Kompania premtoi disa integrime e një prej tyre është Fitbit dhe funksionalitetet e aktivitetit fitnes.

Google tha se ka punuar nga afër me Samsung dhe Fitbit për të implementuar një monitorim konstant dhe të saktë të matjes së rrahjeve të zemrës dhe gjurmimit të gjumit.

Përtej këtyre shumë pak informacion ekziston në lidhje me Pixel Watch me përjashtim se do të debutojë në Vjeshtë krahas modeleve Pixel 7 dhe Pixel 7 Pro. Nuk dimë se çfarë çipi do të ketë e as baterinë.

Një gjë është e sigurte se ora Galaxy Watch 4 e Samsung, e para me WearOS nuk funksionon me pajisjet iOS. Me shumë gjasa kjo vlen edhe për Pixel Watch edhe pse shumica e atyre që kanë një iPhone do të blinin një Apple Watch që të paktën deri sot është më e mira. 

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

- 9%
OFERTË ONLINE
Ofertë!

Harman Kardon Onyx Studio 7

31,490 L
Kurseni: 3,000 L
- 33%
OFERTË ONLINE
Ofertë!

Kufje Picun Bluetooth Headphones B16

1,990 L
Kurseni: 1,000 L