Monedhë

Kategoritë

4 vjet më parë

Google lançon integrimin e G Suite në Gmail

Natyrisht këto nuk janë shërbime të reja, por thjeshtë janë integruar në Gmail. Disa përdorues edhe mund të acarohen nëse nuk përdorin Chat, Rooms ose Meet.

Për shkak të pandemisë së Covid-19, puna nga shtëpia tashmë është bërë pjesë e jetës së shumë njerëzve në 2020. Për këtë Google ka punuar shumë që shërbimet e saj të jenë ata që përdorin më së shumti nga njerëzit që punojnë nga shtëpia.

Për këtë kompania lançoi integrimin e G Suite në Gmail në ueb dhe Android. Esencialisht kur përdorin Gmail do të merrni edhe shërbimet e reja Meet, Chat dhe Rooms. Ndryshime aplikohen vetëm për konsumatorët e G Suite dhe përdoruesit e zakonshëm të Gmail nuk do të shohin asnjë ndryshim.

Google thotë se asgjë nuk ka ndryshuar me eksperiencën e e-mail-it për përdoruesit e Gmail. Vetëm sa janë shtuar shërbime të reja të G Suite si opsioni Chat ku mund ti dërgoni mesazhe miqve dhe kolegëve, opsioni Rooms ku ndahen bisedat në grup, skedarët dhe detyrat.

Dhe së fundi Meet është konkurrenti i Google ndaj Zoom për video thirrjet në grup.

Natyrisht këto nuk janë shërbime të reja, por thjeshtë janë integruar në Gmail. Disa përdorues edhe mund të acarohen nëse nuk përdorin Chat, Rooms ose Meet.

Si pjesë e këtij përditësimi ju mund të hapni dhe editoni dokumentet pa u larguar nga Gmail.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

- 23%
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Airpods 2nd Generation

9,990 L
Kurseni: 3,000 L