Monedhë

Kategoritë

2 vjet më parë

Google lançon një hapësirë të dedikuar sigurie tek aplikacionet e Play Store

Kjo hapësirë do të tregojë nëse aplikacioni ndjek praktikat e sigurisë sipas një standardi ndërkombëtar.

Google lançon një hapësirë të dedikuar sigurie tek aplikacionet e Play Store

Duke filluar nga dita e sotme do të vëreni një hapësirë të re në listimet e aplikacioneve në Play Store që tregon informacion sesi aplikacionet grumbullojnë, ruajnë dhe ndajnë të dhënat.

Ky funksionalitetet ishte paralajmëruar nga Google që në Maj të 2021 dhe në Korrik tregoi një paraqitje paraprake sesi do të ngjante.

Në seksionin e sigurisë së të dhënave nuk do të shikoni vetëm llojet e të dhënave që aplikacionet grumbullojnë, por gjithashtu nëse aplikacioni ka nevojë për ato të dhëna që të funksionojnë apo grumbullimi është opsional.

Gjithashtu do të tregojë arsyet e grumbullimit të informacioneve specifike dhe nëse zhvilluesi i ndan ato me pale të treta.

Zhvilluesit nga ana tjetër mund të shtojnë informacione lidhur me masat e sigurisë që ata praktikojnë, siç është enkriptimi i të dhënave apo nëse përdoruesit mund ti kërkojnë fshirjen e tyre.

Së fundi kjo hapësirë do të tregojë nëse aplikacioni ndjek praktikat e sigurisë sipas një standardi ndërkombëtar. Në lidhje me prindërit apo kujdestarët do të tregohet nëse aplikacioni është i përshtatshëm për fëmijët.

Google thotë se lançimi është gradual dhe përdoruesit do ta shohin në javët në vijim. 

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: