Monedhë

Kategoritë

4 vjet më parë

Google lançon rivalin e Apple AirDrop

Sistemi mbështetet në disa protokolle nga Bluetooth, Bluetooth Low Energy, WebRTC ose peer-to-peer në Wi-Fi për të dërguar dhe pranuar të dhëna.

Pas disa muajsh rrjedhje informacioni dhe spekulime, Google më në fund ka publikuar rivalin e Apple AirDrop të cilin e quan Nearby Share.

I disponueshëm nga dita e sotme për disa modele Pixel dhe Samsung, Google tha se së shpejti do ta ofrojë edhe në më shumë smartfonë Android në “javët në vijim.”

Me Nearby Share mund të dërgoni dhe pranoni të dhëna si fotografi, video, dokumente me një person që gjendet pranë. Opsioni tregon të gjitha pajisjet që gjenden pranë jush dhe ju zgjidhni pranuesin.

Sistemi mbështetet në disa protokolle nga Bluetooth, Bluetooth Low Energy, WebRTC ose peer-to-peer në Wi-Fi për të dërguar dhe pranuar të dhëna.

Një prej shqetësimeve kryesore të këtij opsioni është se nëse e hapni, mund tu dërgohen gjëra pa-lidhje nga njerëz të tjerë afër jush.

Nearby Share ka konfigurime privatësie të cilat duhet ta parandalojnë këtë fenomen duke ju mundësuar të jeni të fshehur, të dukshëm për disa kontakte ose për të gjithë kontaktet.

Një version i këtij opsioni ka ekzistuar prej vitesh në formën e Android Beam por që është tërhequr së fundi nga Google dhe punonte përmes NFC. Mbetet të shohim sesa kohë do ti duhet mbarë ekosistemit Android të marrin Nearby Share.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: