Monedhë

Kategoritë

4 vjet më parë

Google Maps me harta për Covid-19

Konkretisht kompania publikoi një shtresë të re harte e cila tregon numrin mesatar të rasteve të Covid-10 për 100,000 banore përgjatë një jave.

Google ka publikuar disa opsione të cilat informojnë përdoruesit në lidhje me Covid-19, duke treguar edhe vonesa në transportin publik dhe mbi popullimin e hapësirave për shkak të pandemisë.

Por ditën e Mërkure motori i kërkimit kishte opsion të ri. Konkretisht kompania publikoi një shtresë të re harte e cila tregon numrin mesatar të rasteve të Covid-10 për 100,000 banore përgjatë një jave.

Gjithashtu jep informacione nëse ka rritje apo rënie të rasteve në një zonë të caktuar. Kjo hartë e re merr informacionet nga Universiteti Johns Hopkins, New York Times dhe Wikipedia të cilët të dhënat i marrin nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, autoritetet shtetërore dhe spitalet.

Harta e re do të funksionojë me 220 vende të botës dhe do të debutojë tek të gjithë përdoruesit duke filluar nga kjo javë në Android dhe iOS.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: