Monedhë

Kategoritë

10 muaj më parë

Google paralajmëron përdoruesit e Chrome të përditësojnë sa më parë

Është problemi i tretë i sigurisë zbuluar këtë vit dhe vjen një muaj e gjysmë nga dy problemet e tjera të sigurie.

Google paralajmëron përdoruesit e Chrome të përditësojnë sa më parë

Ka ardhur koha të përditësoni shfletuesin tuaj përsëri ndërsa Google lançoi një përditësim sigurie për Chrome duke adresuar një problem zero-ditor.

Është problemi i tretë i sigurisë zbuluar këtë vit dhe vjen një muaj e gjysmë nga dy problemet e tjera të sigurie.

Njoftuar me 5 Qershor në buletinin e sigurisë, detajet rreth CVE-2023-3079 janë të pakta. Por si me çdo problem tjetër sigurie të rrezikut të lartë, Google ka vendosur të thotë se ka të bëjë me motorin Javascript V8 të Chrome ku hakerët mund të ekzekutojnë kodin e tyre të dëmshëm.

Ishte hulumtuesi i sigurisë së Google Clement Lecingne që e zbuloi më 1 Qershor. Lecigne gjithashtu hodhi dritë mbi dy problemet e sigurisë zbuluar në muajin Prill.

Përdoruesit duhet të përditësojnë sa më parë për të mbyllur këtë dobësi sigurie duke kaluar në versionin 114.0.5735.110 të Windows. Mund ta bëni duke shkuar në Help > About Google Chrome.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

- 6%
BEST DEALS
Ofertë!

Asus Rog Strix G16 16″, 16GB, 512GB SSD, Core i7

149,990 L
Kurseni: 10,000 L