Monedhë

Kategoritë

2 vjet më parë

Google Pixel 6a është një version buxhetor i Pixel 6

Pixel 6a ka të njëjtën kasë me dy ngjyra si Pixel 6. Ekrani është tkurrur në 6.1-inç nga 6.34-inç që ishte vitin e kaluar me Pixel 5a.

Google Pixel 6a është një version buxhetor i Pixel 6

Google në vitet e fundit po ndjek një strategji të re me smartfonët nën brendin “a”. Këto telefon zakonisht sjellin harduer të vitit të kaluar me çmim të përballueshëm.

I tillë është Pixel 6a i prezantuar në konferencën Google I/O 2022 dhe fuqizohet nga çipi i ri Tensor si Pixel 6 dhe 6 Pro.

Do të kushtojë 449 dollarë dhe të jetë në dyqane nga data 28 Korrik. Por ndryshe nga Pixel 5a, që ishte një rifreskim i mërzitshëm i Pixel 4a 5G, telefoni i ri i rangut të mesën sjell disa gjëra për tu diskutuar.

Pixel 6a ka të njëjtën kasë me dy ngjyra si Pixel 6. Ekrani është tkurrur në 6.1-inç nga 6.34-inç që ishte vitin e kaluar me Pixel 5a.

Por detaji më i rëndësishëm i këtij smartfoni të ri është çipi Google Tensor me teknologjinë 5G dhe çipin e sigurisë Titan M2.

Pixel 6a ka dy kamera të pasme njëlloj si 5a por krahasuar kamerës kryesore tashmë është një sensor 12-megapiksel me kënd të gjerë.

Kamera ballore mbetet ajo e vjetra me madhësi 8-megapiksel. Google premtoi 5 vite përditësime sigurie për smartfonin.

Copyright: © PCWorld Albania