Monedhë

Kategoritë

2 javë më parë

Hakerët përdorin Windows Defender për sulme me ransomware

LockBit 3.0 është një variant i ri i maluerit që formon pjesë të familjes së ransomware LockBit dhe që shitet tek konsumatorë të ndryshëm kundrejtë një pagese

Hakerët përdorin Windows Defender për sulme me ransomware

Aktorë keqdashës po përdorin një ransomware njohur si LockBit 3.0 për të shfrytëzuar një dobësi në mjetin Windows Defender command line. Pas sulmit elementë të Cobalt Strike Beacon po instalohen në sisteme.

Firma e sigurisë kibernetike SentinelOne raportoi se të paktën një aktor po përdor LockBit 3.0 për të abuzuar me skedarin MpCmdRun.exe, një mjet command line që është pjesë integrale e sistemit të sigurisë së Windows.

MpCmdRun.exe skanon për maluerë dhe jo pa qëllim është vendosur në shënjestër të këtij sulmit.

LockBit 3.0 është një variant i ri i maluerit që formon pjesë të familjes së ransomware LockBit dhe që shitet tek konsumatorë të ndryshëm kundrejtë një pagese.

LockBit 3.0 po përdoret për të instaluar elementë të Cobalt Strike që mund të çojë në vjedhjen e të dhënave. Cobalt Strike mund të anashkalojë edhe zbulimin e sigurisë të softuerët të ndryshëm dhe aktorë të këqij kanë mundësi të aksesojnë dhe enkriptojnë informacione sensitive të viktimave.

Në të kaluarën ata që fshihen pas LockBit 3.0 kanë gjetur dhe shfrytëzuar probleme sigurie në VMWare për të instaluar Cobalt Strike.

Ekspertët janë të pasigurtë lidhur me qëllimet e aktorëve dhe pse po shfrytëzojnë Windows Defender në vend të VMWare që ishte më i lehtë për tu sulmuar.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

OFERTË ONLINE

Xiaomi Mi 11 Lite 5G

28,990 L31,990 L
 
- 5%
OFERTË ONLINE
Ofertë!

OnePlus 10 Pro

94,990 L
Kurseni: 5,000 L
- 5%
OFERTË ONLINE
Ofertë!

FujiFilm Instax Mini 11 Instant Film Camera

9,490 L
Kurseni: 500 L
- 20%
OFERTË ONLINE
Ofertë!

HP EliteBook 725 G4 12″, 8GB, 120GB SSD, AMD Pro

22,490 L
Kurseni: 5,500 L
- 8%
OFERTË ONLINE
Ofertë!

Xiaomi Watch S1 Active

18,490 L
Kurseni: 1,500 L
OFERTË ONLINE
Ofertë!

HP 255 G8 15.6″, AMD

33,990 L39,990 L
OFERTË ONLINE
Ofertë!

Lenovo V15-IGL 15.6″, 8GB, 128GB/256GB SSD, Cel-N4020

32,990 L37,990 L
- 54%
OFERTË ONLINE
Ofertë!

TCL Tab 10s, WiFi Only

12,490 L
Kurseni: 14,500 L