Monedhë

Kategoritë

2 vjet më parë

Hakerët përgatisin jailbreak për iOS 15

Sipas zhvilluesve mjeti Cheyote do të funksionojë me iOS 15 dhe iOS 15.1.1 që u lançua në Nëntor të vitit të kaluar.

Grupi i hakereve Odyssey njoftoi ditën e Marte për një mjet të ri jailbreak quajtur “Cheyote” dhe që funksionon me iOS 15 për herë të parë.

Duke ndarë lajmin në Reddit, një prej zhvilluesve përfshirë në krijimin e tij tha se jailbreak po bën progres dhe së shpejti do të jetë i disponueshëm për komunitetin.

Nëse pretendimet janë të vërteta, do të thotë se modelet më të fundit iPhone 13 dhe iPad Mini 6 do të kalojnë në jailbreak për herë të parë.

Sipas zhvilluesve mjeti Cheyote do të funksionojë me iOS 15 dhe iOS 15.1.1 që u lançua në Nëntor të vitit të kaluar. Grupi tha se do të fillojë të punojë për versionet 15.4.1 por që do të duhet kohë për shkak se Apple e ka bërë procesin e jailbreaking shumë më të vështirë.

Ndërsa jailbreaking heq kufizimet e iOS për modifikimin e softuerëve dhe instalimin e aplikacioneve të jashtme, në vetvete është një shkelje e politikave të Apple dhe si rezultat nuk mbulohen nga garancia.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: