Monedhë

Kategoritë

2 vjet më parë

Hardisqet 30TB tashmë një realitet

20TB ishte objektivi i madh i fundit i industrisë në 2017-ën. Atëherë Seagate dëshironte të shiste një hardisk 20TB në 2019-ën por që ju desh të priste deri që prodhimi në masë i tyre të fillonte në 2021.

Hardisqet 30TB tashmë një realitet

Në brendësi të hardisqeve janë pjata të mëdha netalike që ruajnë të dhënat tuaja dhe të gjitha prodhohen nga një kompani në Japoni quajtur Showa Denko.

Kjo kompani tani thotë se është pranë pranë ndërtimit të kapaciteteve prej 30TB deri në fund të 2023.

Showa Denko tash, prodhon pjata metalike për hardisqet 26TB të Western Digital. Janë partnerët si Toshiba, Seagate dhe Western Digital të cilët prodhojnë hardisqet me pajisjet e Showa Denko.

Arritja e këtij kapacitet vjen si rezultat i rritjes së kapacitetit të një pjate metalike nga 2.6TB në 3TB. Lajmi i Showa Denko vjen në një kohë kur Toshiba sugjeronte se hardisqet 30TB nuk do të vinin deri në 2024.

20TB ishte objektivi i madh i fundit i industrisë në 2017-ën. Atëherë Seagate dëshironte të shiste një hardisk 20TB në 2019-ën por që ju desh të priste deri që prodhimi në masë i tyre të fillonte në 2021.

Kësaj here planet e Seagate janë të heshtura për hardisqet 30TB. Kompania ka lëshuar edhe një deklaratë ambicioze për hardisqet 50TB deri në 2025. 

Copyright: © PCWorld Albania