Monedhë

Kategoritë

4 vjet më parë

Huawei mund të shesë një pjesë të biznesit të smartfonëve

Duke shitur biznesin Honor, Huawei mund të përfitojë duke i liruar nga saksionet Amerikane dhe fokusuar vetëm në telefonët e rangut të lartë me markën e saj.

Përballë sanksioneve Amerikane, raportohet se Huawei është duke konsideruar shitjen e biznesit të smartfonëve pasi do ta ketë të pamundur të blejë çipe dhe të përdorë shërbimet e softuerit si çdo prodhues tjetër.

Gjiganti Kinez është në bisedime për të shitur pjesë të divizionit Honor, telefonëve buxhetorë, për 2.2-3.7-miliardë dollarë raportoi Reuters ditën e Mërkure.

Shitjet e smartfonëve dhe produkte elektronike konsumatorë përbëjnë një pjesë të konsiderueshme të të ardhurave të Huawei i cili nisi biznesin duke shitur pajisje telekomunikacionit në 1980.

Duke shitur biznesin Honor, Huawei mund të përfitojë duke i liruar nga saksionet Amerikane dhe fokusuar vetëm në telefonët e rangut të lartë me markën e saj.

Burime të afërta me Huawei kanë mohuar shitjen e Honor. Huawei lançoi markën në 2011 si përgjigje ndaj smartfonëve buxhetorë të Xiaomi që pushtuan Kinën.

Marka Honor, kërkimet dhe zhvillimet si dhe zinxhiri furnizimit do të shiten sipas Reuters. Xiaomi dhe TCL sipas Reuters janë në garë për ta blerë.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: