Monedhë

Kategoritë

4 vjet më parë

Huawei thotë se ekrani i smartfonëve që është i gjithi skaner i shenjave të gishtërinjve është e ardhmja

Kompania tha se ka aplikuar për një patentë të tillë në gjashtë tregje të ndryshme si Kina, Evropa, SHBA, Japonia, Koreja dhe India dhe po pret aprovimin e saj.

Teknologjia e skanerëve të gishtërinjve të cilët shtrihen në të gjithë ekranin e smartfonit janë e ardhmja sipas Huawei.

Kompania tha se ka aplikuar për një patentë të tillë në gjashtë tregje të ndryshme si Kina, Evropa, SHBA, Japonia, Koreja dhe India dhe po pret aprovimin e saj.

Marka Kineze gjithashtu foli edhe për disa raste potenciale sesi mund të përdoret teknologjia si përshembull aplikimi i shenjave të ndryshme për aplikacione individuale.

Huawei gjithashtu përmendi mundësinë për të hapur aplikacionin e SMS dhe përgjigjur me tekst pa pasur nevojë të shkyçet telefoni.

Prodhuesi beson se përdoruesit duhet të kenë liri në përdorimin e sensorëv etë tillë. Firma e biometrikës Synaptics në 2018-ën ishte shprehur se një ekran i cili është edhe vetë skaner i shenjave të gishtërinjve do të siguronte një gjendje verifikimi të vazhdueshme pa qenë një proces më vete.

Kështu telefoni në mënyrë të vazhdueshme kontrollon shenjat e gishtërinjve për tu siguruar se ai që po përdor smartfonin është në të vërtetë pronari i tij.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: