Monedhë

Kategoritë

2 vjet më parë

I nxehti i madh detyron Google dhe Oracle të fikin serverët në qendrat e të dhënave

Qendrat e tyre të të dhënave u mbinxehën nisur nga temperaturat e pazakonta që goditën Evropën perendimore ditët e fundit.

Temperatura rekord prekën Britaninë ditën e Marte ndërsa gjigantët e teknologjisë si Google dhe Oracle u përballen me probleme ndërsa sistemet e tyre të ftohjes dështuan në qendrat e të dhënave.

Qendra e të dhënave janë ndërtesa të mëdha të cilat përmbajnë mijëra kompjuterë dhe janë ato që mundësojnë çdo shërbim online.

Përqendrimi i fuqisë kompjuterike është i madh saqë nxehtësia e çliruar e bën të domosdoshme ajrimin. Të dy kompanitë thanë se problemet e tyre ishin zgjidhur.

Qendrat e tyre të të dhënave u mbinxehën nisur nga temperaturat e pazakonta që goditën Evropën perendimore ditët e fundit.

Rritja e temperaturave në qendrat e të dhënave bëri që disa sisteme të fikeshin si masë mbrojtëse. I nxehti goditi edhe qendrën e të dhënave të Google në Londër.

Për të parandaluar dëmtimin kompania tha se kishte fikur ca prej tyre.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: