Monedhë

Kategoritë

4 vjet më parë

Intel konfirmon gjeneratën e re të procesorëve, lamtumirë arkitekturës 14nm?

Me këtë lëvizje Intel po përpiqet të zbehë sadopak popullaritetin në rritje të çipeve Ryzen 5000 të cilët debutojnë ditën e nesërme dhe janë konkurrentët kryesorë të Rocket Lake.

Në një postim blogun Medium, një drejtues i Intel konfirmoi se kompania do të lançoj gjeneratën e re të procesorëve Intel Gen 11 në tre mujorin e parë të 2020.

Kjo gjeneratë e njohur si Rocket Lake do të sjellë mbështetje për PCIe 4.0 që procesorët AMD e ofrojnë prej kohësh.

Me këtë lëvizje Intel po përpiqet të zbehë sadopak popullaritetin në rritje të çipeve Ryzen 5000 të cilët debutojnë ditën e nesërme dhe janë konkurrentët kryesorë të Rocket Lake.

Procesori më i fuqishëm i kësaj linje do të ketë 8 bërthama, një vendim i çuditshëm duke qenë se gjenerata e kaluar Comet Lake S kishte procesor me 10 bërthama.

Analistët parashikojnë se procesorët do të jenë një përmirësim i ndjeshëm në performancë krahasuar me gjeneratën e 10. Raportohet se procesorët Rocket Lake do të kenë frekuencë Turbo 5Ghz dhe të kalojnë në arkitekturën e re 10-nanometër duke i dhënë kështu lamtumirën një arkitekture që sillet prej 5 vitesh.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: