Marrëveshja e prodhimit është një prej arritjeve më të mëdha të Intel që kur lançoi vitin e kaluar biznesin e saj të fabrikave të prodhimit të çipeve.
Prodhuesi Amerikan i çipeve Intel tha ditën e Hënë se do të prodhojë çipe për kompaninë Tajvaneze MediaTek, një prej firmave më të mëdha në botë të dizajnit të çipeve.
Marrëveshja e prodhimit është një prej arritjeve më të mëdha të Intel që kur lançoi vitin e kaluar biznesin e saj të fabrikave të prodhimit të çipeve.
Një biznes fabrikash ndërton çipet që kompanitë të tjera i prodhojnë dhe Taiwan Semiconductor Manufacturing është një lojtar i madh në këtë industri.
Sakaq Intel kryesisht ka prodhuar vetëm çipet e saj. Edhe pse informacionet financiare apo sa çipe do të prodhojë Intel për llogari të MediaTek, u mësua se produktet e para do të prodhohen në 18-24 muajt e ardhshëm mbi një arkitekturë quajtur Intel 16.
Ndërkaq MediaTek tha se kompania ka adoptuar një strategji ku prodhimin e çipeve e bën në disa kompani, përfshirë këtu edhe TSMC.
Kjo nuk është marrëveshja e parë e biznesit të prodhimit të çipeve të Intel. Më herët kompania nisi bashkëpunimin me Qualcomm dhe Amazon.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë