Monedhë

Kategoritë

4 vjet më parë

Internet Explorer 11 arrin fundin e jetës

Megjithatë shfletuesi nuk do të shkojë gjëkundi dhe nuk dihet kur ka për tu hequr nga Windows 10 ndërsa bizneset do të vijojnë ta përdorin për të aksesuar sajte specifike.

Më 17 Gusht 2021, një vit nga më pas, Microsoft do të ndërpresë mbështetjen shfletuesin Internet Explorer.

Pas asaj date Internet Explorer 11 nuk do të mbështetet më nga pjesa më e madhe e shërbimeve të Microsoft si Outlook, OneDrive, Office 365 etj.

Madje Microsoft Teams nuk do të punojë në Internet Explorer duke filluar nga 30 Nëntori.

Megjithatë shfletuesi nuk do të shkojë gjëkundi dhe nuk dihet kur ka për tu hequr nga Windows 10 ndërsa bizneset do të vijojnë ta përdorin për të aksesuar sajte specifike.

Vlen të theksohet se Edge ka një modalitet Internet Explorer 11 që do të ndihmojë ata biznese që duan të largohen prej tij.

Nuk është vetëm Internet Explorer por edhe versionet jo-chromium të Microsoft Edge që do të humbasin mbështetje. Konkretisht pas datës 9 Mars 2021 Edge i vjetorë nuk merr më përditësime sigurie.

Deri atëherë përdoruesit duhet të kalojnë në versionin e ri të Edge bazuar në motorin e Chrome.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

- 23%
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Airpods 2nd Generation

9,990 L
Kurseni: 3,000 L