Monedhë

Kategoritë

3 vjet më parë

Interneti satelitor i SpaceX arrin shpejtësi mbi 160Mbps në zonat rurale

Interneti satelitor i Starlink ofrohet nga një rrjet prej 900 satelitësh në orbitën e ulët të Tokës. Pjesa më e madhe e testimeve silleshin mes këtyre shpejtësive.

SpaceX u përpoq të ulte pritshmëritë kur lançoi fazën eksperimentale të internetit satelitor Starlink më 26 Tetor, por disa përdorues të parë të shërbimit në SHBA thonë se kanë marrë shpejtësi shkarkimi deri në 160Mbps madje edhe në zona malore si rajonit i Montana në SHBA, ose 95% më shpejtë sesa pjesa më e madhe e lidhjeve të internetit sot në botë sipas Ookla.

Më 26 Tetor Elon Musk tha se shërbimi eksperimental do të siguronte shpejtësi mes 50 deri në 150Mbps. Për të provuar shërbimin i cili aktualisht ofrohet vetëm në SHBA, përdoruesit duhet të paguajnë 600 dollarë.

Interneti satelitor i Starlink ofrohet nga një rrjet prej 900 satelitësh në orbitën e ulët të Tokës. Pjesa më e madhe e testimeve silleshin mes këtyre shpejtësive.

Projekti i Starlink synon të ofrojë internet satelitor në mbarë botën. Abonimi mujor kushton 99 dollarë ndërsa 500 dollarë të tjera paguhen për pajisjet.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: