Monedhë

Kategoritë

2 muaj më parë

iOS 16 sjell një funksionalitet që telefonët Android e kanë prej vitesh

iOS 16 sjell më në fund mbështetjen për ndërfaqen “Always On” por që do të jetë ekskluzivitet vetëm i modeleve Pro të iPhone.

iOS 16 sjell një funksionalitet që telefonët Android e kanë prej vitesh

Në konferencën WWDC 2022 që është vetëm një javë larg pritet që Apple të zbulojë risitë që do të vinë me softuerët dhe shërbimet e saj.

Mark Gurman i Bloomberg sugjeron se kompania do të ketë lajme të reja për iOS 16 përfshirë disa ndryshime në ekranin e kyçjes.

Gurman thotë se versioni i ardhshëm i sistemit operativ mobil të Apple do të ketë sfonde me funksionalitete të ngjashme me widgets.

Gjithashtu iOS 16 sjell më në fund mbështetjen për ndërfaqen “Always On” por që do të jetë ekskluzivitet vetëm i modeleve Pro të iPhone.

Funksionaliteti do të tregojë informacione, njoftime pa pasur nevojë të hapin plotësisht telefonin. Prej kohësh tashmë është pjesë e smartfonëve Android ndërsa Apple kishte planifikuar ta ofronte në iPhone 13 vitin e kaluar.

Së fundi Gurman tha se iOS 16 do të ketë përmirësime për mënyrën sesi sistemi operativ menaxhon punën me disa detyra njëherazi. Do të ishte një funksionalitet shumë i dobishëm për iPad ku përdoruesit mund të ndryshojnë madhësinë e dritareve. 

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

Apple iPhone 13 Pro

126,990 L136,990 L
 
OFERTË ONLINE

Apple iPhone 13 Pro Max

139,990 L152,990 L
 
OFERTË ONLINE

Apple iPhone 12

63,990 L
 
Second Chance

Apple iPhone X

31,990 L35,990 L
 
OFERTË ONLINE

Apple iPhone 12 Pro Max

94,990 L98,990 L
 
- 33%
OFERTË ONLINE
Ofertë!

QCY T1C Wireless Earphones

1,990 L
Kurseni: 1,000 L