Monedhë

Kategoritë

2 muaj më parë

iOS 16 sjell transferimin e eSIM me Bluetooth mes iPhone

Për të transferuar eSIM nga një iPhone tjetër Apple thotë se duhet të mbani afër iPhone ku dëshironi ta transferoni me Bluetooth ndezur dhe që të dy telefonët duhet të kenë iOS 16.

iOS 16 sjell transferimin e eSIM me Bluetooth mes iPhone

iOS 16 sjell një mori funksionalitetesh të reja të cilat Apple i demonstroi në konferencën e zhvilluesve WWDC por një prej tyre që bie në sy është mundësia për të transferuar kartat SIM elektronike që njihen ndryshe edhe si eSIM.

Duke përditësuar në versionin më të fundit të sistemit operativ mobile, përdoruesit mund të transferojnë kartat eSIM mes iPhone-ve të ndryshëm duke përdorur Bluetooth gjatë procesorit të konfigurimit të operatorit celular në telefon.

Në aplikacionin Settings në iPhone me iOS 16 duke klikuar “Set up eSIM” sjell një opsion për të transferuar eSIM në një iPhone tjetër përmes Bluetooth. Për të transferuar eSIM nga një iPhone tjetër Apple thotë se duhet të mbani afër iPhone ku dëshironi ta transferoni me Bluetooth ndezur dhe që të dy telefonët duhet të kenë iOS 16.

Funksionaliteti është i disponueshëm në disa vende të botës përfshirë SHBA dhe Mbretërinë e Bashkuar por transferimi është i mundur vetëm nëse operatori celular e lejon. Duke qenë se iOS 16 është ende në fazë beta, operatorët celularë që mbështetin këtë funksionalitet ose janë të paktë ose ende nuk e kanë adoptuar.

eSIM është një kartë SIM dixhitale që mundëson aktivizimin e një plani tarifor celular pa pasur nevojë për kartën SIM fizike. Teknologjia është aplikuar që prej iPhone XS ndërsa të katër modelet iPhone 13 mbështetin dy karta eSIM.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

- 18%
OFERTË ONLINE
Ofertë!

Doogee X93

8,990 L
Kurseni: 2,000 L
- 18%
OFERTË ONLINE
Ofertë!

Doogee X96

11,490 L
Kurseni: 2,500 L
- 18%
OFERTË ONLINE
Ofertë!

Apple TV 4K 32GB

16,490 L
Kurseni: 3,500 L
- 20%
OFERTË ONLINE
Ofertë!

Apple Magic Keyboard With Numeric Keypad

19,990 L
Kurseni: 5,000 L
- 30%
OFERTË ONLINE
Ofertë!

TV Lobod 32″ LF32DN5321

15,990 L
Kurseni: 7,000 L
- 24%
OFERTË ONLINE
Ofertë!

Imilab KW66 Activity Band

3,790 L
Kurseni: 1,200 L

DJI OM 4 SE

14,990 L
 
- 5%
OFERTË ONLINE
Ofertë!

FujiFilm Instax Mini 11 Instant Film Camera

9,490 L
Kurseni: 500 L