Monedhë

Kategoritë

4 vjet më parë

iPhone 12 do të ketë një teknologji që telefonët Android e ofrojnë prej kohësh

Burimet theksojnë se vetëm modelet Pro dhe Pro Max kanë këtë ekran. Modeli bazë i iPhone 12 do të vijojë me frekuencën e vjetër 60Hz.

Kemi dëgjuar spekulime pafund rreth iPhone 12 edhe pse jemi disa muaj larg nga debutimi. Një informacion i publikuar së fundi që vjen nga XDA dhe YouTuberi EverythingApplePro, thotë se seritë iPhone 12 do të kenë frekuencë rifreskimi 120Hz.

Burimet theksojnë se vetëm modelet Pro dhe Pro Max kanë këtë ekran. Modeli bazë i iPhone 12 do të vijojë me frekuencën e vjetër 60Hz.

Nuk është hera e parë që Apple ka prezantuar një pajisje mobile me ekran 120Hz pasi debutoi iPad Pro. Kjo teknologji i ka munguar iPhone ndërsa flagshipët Android po shijojnë përfitimet e një ekrani të tillë prej kohësh.

Një frekuencë më e lartë rifreskimi do të thotë animacione më të ëmbla dhe performancë më të lartë gjatë shfletimit në menutë e sistemit, shfletues dhe gjatë lojërave.

Hera e parë që një ekran 120Hz u shfaq tek një smartfon ishte modeli Android Razer Phone në 2017-ën ndjekur nga Asus ROG Phone 2. Në 2020-ën disa modele Android kanë këtë teknologji ekrani si Samsung, OnePlus dhe Xiaomi.

Inxhinierët e Apple kanë injoruar frekuencën 90Hz të aplikuar nga Google Pixel 4 dhe OnePlus 7 Pro dhe 7T Pro dhe vendosur të shkojnë me 60Hz ose 120Hz.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: