Monedhë

Kategoritë

4 vjet më parë

iPhone 12 e bën çdo iPhone tjetër të duket i mërzitshëm

Ajo që bien në sy janë kornizat më të holla të ekranit të rrafshët dhe elementi “notch” më i vogël sesa gjenerata e kaluar iPhone 11.

Ndërsa i afrohemi debutimit të iPhone 12, dita ditës shohim të publikohen dizajnë nga më të ndryshme. Tashmë një set i ri imazhesh të iPhone 12 sjellin çdo spekulim rreth telefonit në jetë.

Këto imazhe tregojnë sesi do të ngjante iPhone 12 Pro përmes vizualizimit 3D bazuar në informacionet e rrjedhura dhe të publikuara nga insajderët.

Ajo që bien në sy janë kornizat më të holla të ekranit të rrafshët dhe elementi “notch” më i vogël sesa gjenerata e kaluar iPhone 11.

Me një pamje të tillë mbase do të mendoheni dy herë përpara se të përzgjidhni iPhone SE 2020 dhe kornizat gjigante të ekranit pavarësisht çmimit të ulët prej 399 dollarësh.

Një tjetër element dizajni që vihet re janë skajet të cilat nuk janë më të rrumbullakëta zëvendësuar nga skaje të rrafshëta si dizajni i iPad Pro 2020. Shumë burime kanë konfirmuar këtë dizajn dhe i jep flagshipit të Apple një pamje fururisitike.

Korniza e çeliku dhe xhami i pasmë do të rikthehen. iPhone 12 Pro do të jetë 1 mm më i hollë sesa iPhone 11 Pro. Sajti SvetApple thotë se Apple është detyruar të ridizajnojë baterinë për të ruajtur kapacitetin.

Së fundi ndryshim madhor do të pësojnë kamerat e pasme të cilat do të jenë 4. Lentja e katërt spekulohet se është skaneri Lidar i lançuar në iPad Pro i cili do ti shërbejë ambicieve të kompanisë në realitetin e shtuar.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: