Monedhë

Kategoritë

4 vjet më parë

iPhone 12 është telefoni me të cilin Apple shpreson të përsërisë suksesin e iPhone 11

iPhone i ri fillon nga 799 dollarë, 100 dollarë më shumë sesa iPhone 12 mini i prezantuar gjithashtu në këtë aktivitet.

Në aktivitetin e shumëpritur të Apple ditën e Marte, kompania prezantoi disa telefonë të rinj por dy tërhoqën më së shumti vëmendjen: modeli 999 dollarësh iPhone 12 Pro dhe 1,099 dollarë iPhone 12 Pro Max.

Versioni më i fundit i smartfonit të Apple gjithashtu do të jetë i disponueshëm në disa variante e madhësi ndërsa kompania i përshtatet sjellje së konsumatorëve rreth pajisjeve mobile.

Përfshirja e 5G nuk përbën ndonjë lajm për konsumatorët në tërësi. Apple nuk është kompania e parë që sjellë një smartfon 5G dhe sipas statistikave 13% e telefonëve të shitur në gjysmën e parë të 2020-ës kishin teknologjinë 5G.

CEO Tim Cook nisi evenimentin virtual duke ftuar CEO e operatorit celular më të madh në SHBA Verizon për të folur për teknologjinë 5G.

Menjëherë pasoi debutimi i iPhone 12. E mbarë linja ka pësuar në një ridizajnim duke marrë elementë të paraqitjes nga iPad Pro. Sipas Apple iPhone 12 është 11% më e hollë sesa iPhone 11.

Për xhamin e ekranit Apple thotë se ka punuar me kompaninë që prodhon Gorilla Glass, Corning për të zhvilluar një mburojë qeramike që është 6 herë më rezistente ndaj përplasjeve sesa xhami normal.

Risi për këtë vit

Smartfoni ka ekran OLED që Apple e quan Super Retina XDR duke dyfishuar numrin e pikselëve krahasuar me ekranin LCD që kishte iPhone 11 vitin e kaluar.

Të gjithë smartfonët kanë çipin A14 Bionic. Kësaj here çipi ka gjashtë bërthama procesorike dhe katër bërthama grafike. Gjatë zbulimit të këtij informacioni kompania gjeti rastin të fliste për ardhjen e lojës League of Legends në iPhone.

Siç ishte parashikuar iPhone 12 ka dy kamera të pasme, një 12-megapiksel kryesor dhe një 12-megapiksel super e gjerë marrë nga modeli i vitit të kaluar. Night Mode është përmirësuar tek të gjitha modelet dhe shtuar në kamerën selfie.

Me iPhone 12 Apple vendosi të rikthejë emrin MagSafe, një sistem magnetik i integruar në pjesën e pasme të pajisje përmes të cilit aksesorët lidhen me telefonin. Bëhet fjalë kryesisht për aksesorë si karikues wireless dhe këllëfë.

Së fundi sa i përket paketimit Apple ka vendosur ta boshatisë sepse me blerjen e iPhone 12 nuk do të keni më kufjet me tela Earpods e as adapterin e karikimit. Apple thotë se e ka bërë këtë për të mbrojtur ambientin.

iPhone i ri fillon nga 799 dollarë, 100 dollarë më shumë sesa iPhone 12 mini i prezantuar gjithashtu në këtë aktivitet. Modelet 12 Pro dhe 12 Pro Max fillojnë nga 999 dollarë dhe 1,099 dollarë respektivisht. iPhone 12 dhe 12 Pro mund të porositen nga data 16 Tetor ndërsa mbërrijnë në dyqane në 23 Tetor. Versioni Pro Max dhe Mini në 13 Nëntor. /PCWorld Albanian

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

- 23%
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Airpods 2nd Generation

9,990 L
Kurseni: 3,000 L
Të Përdorura

Apple iPhone 11 Pro Max

31,990 L36,990 L