Monedhë

Kategoritë

2 vjet më parë

iPhone 14 ka një lajm të mirë dhe të keq

Kompania ka vendosur të instalojë një modul kamere nga LG Innotek këtë vit që në të vërtetë ishte destinuar për iPhone 15.

iPhone 14 ka një lajm të mirë dhe të keq

Linja iPhone 14 mund të shkojë drejt rritjes së çmimeve në mënyrë të ndjeshme. Sajti shumë popullor Korean i teknologjisë ET News raportoi se për herë të parë në historinë e iPhone, Apple do të instalojë kamër frontale prodhuar nga një kompani Koreano-Jugore.

Kamera e re do të sjellë rritje të ndjeshme të cilësisë së imazhit por me një rritje kostoje.

Duke cituar burime të industrisë, ET News pretendon se Apple u detyrua të ndryshonte kamerën frontale për shkak të problemeve të cilësisë që kishte me prodhuesit Kinez.

Kompania ka vendosur të instalojë një modul kamere nga LG Innotek këtë vit që në të vërtetë ishte destinuar për iPhone 15.

Lajmi i mirë është se moduli i LG Innotek sjell funksionalitete të avancuara siç është autofokusimi për herë të parë.

Lajmi i keq është kostoja. Sipas ET News, çmimi i kamerës frontale të iPhone do të jetë më i lartë sesa modelet e kaluara. Në tërësi mund të kemi një rritje me 100 dollarë për iPhone 13 Pro dhe Pro Max ndërsa për iPhone 14 Max të paktën 200 dollarë. 

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: