Monedhë

Kategoritë

3 javë më parë

iPhone 14 Pro dhe 14 Pro Max, ridizajnimi i parë i ekranit që prej 2017-ës

Në tërësi iPhone 14 Pro ofron shumë më tepër sesa përmirësimet modeste të iPhone 13 Pro vitin e kaluar që thjeshtë kaloi në një ekran 120Hz dhe tre kamera të reja.

iPhone 14 Pro dhe 14 Pro Max, ridizajnimi i parë i ekranit që prej 2017-ës

Apple zyrtarisht prezantoi iPhone 14 Pro dhe iPhone 14 Pro Max dhe vinë me ridizajnimin e parë madhor të ekranit që prej iPhone X në 2017 ndërsa të dy pajisjet kishin një prerje në formë pilule në krye të ekranit për të zëvendësuar notch.

Të dy modelet kanë procesorin e ri Apple A16 dhe ekranet “Always-On.” CEO i Apple Tim Cook i quajti iPhone 14 Pro dhe 14 Pro Max si linjën më inovative të smartfonëve Apple. iPhone 14 Pro do të fillojë nga 999 dollarë ndërsa iPhone 14 Pro Max nga 1099 dollarë. Të dy telefonët mund të porositen prej datës 9 Shtator dhe të blihen në dyqane nga 16 Shtatori.

Ndryshim i parë në dizajn është ekrani i modeleve iPhone 14 Pro. Edhe pse Apple ofron opsionet e zakonshme 6.1-inç dhe 6.7-inç, notch është zëvendësuar nga një prerje në formë pilule e cila akomodon komponentët e Face ID dhe kamerën selfie.

Apple ka zhvendosur sensorin e afërsisë nën ekran dhe njoftimet do të shfaqen në prerjen e kamerës përmes animacioneve. Përmasat e tyre do të adaptohen brenda kësaj hapësire. Këtë sistem Apple e quan Dynamic Island.

Kompania demonstroi disa mënyra të përdorimit të Dynamic Island dhe sesi funksionon në praktikë duke treguar “widget” të aktivitetit live apo animacionet e kontrollit të muzikës.

Kur tërhiqeni nga poshtë lart për të shkuar në ndërfaqen “Home”, aplikacionet në sfond zhvendosen pikërisht tek Dynamic Island.

Të dy smartfonët kanë ekrane që rrinë ndezur gjithnjë “Always On”, një veçori tashmë prej vitesh në smartfonët Android. Ky ekran ofron mbështetje për widgets si përkujtues, evente kalendarike apo parashikimi i motit ku përdoruesit mund të marrin informacionet e tyre pa hapur fare telefonin.

iOS ka një “gjendje” gjumi ku 16 sfonde do të errësohen për të kursyer jetëgjatësinë e baterisë.

Në brendësi të modeleve iPhone 14 Pro gjendet çipi A16 Bionic. Me këtë version të ri kompania është përqendruar shumë në efikasitetin e energjisë, ekranin dhe kamerën. Procesori me 6 bërthama përmban 2 të performancës së lartë të cilët konsumojnë 20% më pak bateri dhe katër bërthama efikasiteti që konsumojnë 1/3 e energjisë që konsumojnë çipet e rivalëve.

Ky çip i ri i bën animacione të jenë më të ëmbla për syrin në Dynamic Island por edhe fuqizon sistemin e ri të kamerave. Për herë të parë Apple ka vendosur të largohet nga sensori 12-megapiksel duke vendosur një 48-megapiksel.

Kamera e re përmes një sensori quad-pixel me hapje f/1.78 dhe gjatësi fokale 24mm ofron rritje të performancës në dritë të pakët.

Për shumicën e fotove të shkrepura sensori do të kombinojë pikselë 4 në 1 për të prodhuar imazhe 12-megapiksel në mënyrë që të maksimizohet kapja e dritës. Sensori i ri është optimizuar edhe për formatin ProRAW.

Kamera me kënd të gjerë ka një sensor të ri gjithashtu me përmirësim të performancës me 3 herë në dritë të pakët. Përmirësime ka pasur edhe në fotot macro tha Apple.

Sistemi i kamerave të iPhone mund të realizojë video 4K me 30fps ose 4K me 24fps.

Në tërësi iPhone 14 Pro ofron shumë më tepër sesa përmirësimet modeste të iPhone 13 Pro vitin e kaluar që thjeshtë kaloi në një ekran 120Hz dhe tre kamera të reja.

Telefonët do të jenë në shitje nga 16 Shtatori. 

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

- 5%
OFERTË ONLINE
Ofertë!

OnePlus 10 Pro

94,990 L
Kurseni: 5,000 L
- 8%
OFERTË ONLINE
Ofertë!

Xiaomi Watch S1 Active

18,490 L
Kurseni: 1,500 L
- 8%
OFERTË ONLINE
Ofertë!

Xiaomi Redmi 9A

11,990 L
Kurseni: 1,000 L
OFERTË ONLINE

Xiaomi Mi 11 Lite 5G

28,990 L31,990 L
 
OFERTË ONLINE

FujiFilm Instax Mini 11 Instant Film Camera

9,990 L11,490 L