Monedhë

Kategoritë

4 vjet më parë

Ja se si të shkarkoni të gjitha të dhënat tuaja në LinkedIn

LinkedIn gjithashtu siguron një formular kërkese për qasje në të dhëna për çdo informacion personal që nuk është përfshirë në arkivat e mësipërme.

LinkedIn ishte një nga blerjet më të mëdha të Microsoft. Informacioni që LinkedIn ka për ju mbështet disa shërbime të Microsoft. LinkedIn ka një politikë të mirëmenduar për privatësinë.

Kjo ju jep kontrollin dhe aksesin në të gjitha të dhënat tuaja përmes skedës së Privatësisë në cilësimet e llogarisë.

Përveç zgjedhjeve dhe reklamave të zakonshme të kontrollit, LinkedIn gjithashtu ju lejon të shkarkoni të gjitha të dhënat tuaja në një format të lexueshëm makine.Ja sesi duhet të veproni:

1.Hyni në LinkedIn. Klikoni foton tuaj të profilit në krye të faqes LinkedIn.

2. Zgjidhni Cilësimet dhe Privatësia.

3. Klikoni butonin Privatësia në krye të faqes. Shkon poshtë tek seksioni Si i përdor Linkedin të dhënat tuaja.

4. Zgjidhni kutitë specifike për të dhënat që dëshironi të shkarkoni.

5. LinkedIn ju tregon se sa kohë do të duhet për përgatitjen e arkivit për shkarkim. Pastaj do t’ju kërkojë të fusni përsëri fjalëkalimin tuaj.

6. Më pas, kur shkarkimi të jetë gati, LinkedIn do t’ju dërgojë një email.

Ju do të vini re se seksioni shfaqet i hijezuar. Kjo tregon se shkarkimi është në pritje dhe nuk mund të bëni një kërkesë tjetër derisa ky procesi të jetë i plotë.

LinkedIn gjithashtu siguron një formular kërkese për qasje në të dhëna për çdo informacion personal që nuk është përfshirë në arkivat e mësipërme.

Shkarkimi i gjithë historisë suaj personale nga LinkedIn është një hap jetik nëse vendosni të mbyllni dhe fshini llogarinë tuaj LinkedIn.

Copyright: © PCWorld Albania